Gjokoviq shkakton tjetër skandal, “kapet” me publikun dhe i shan në gjuhën serbe

Tenisti nacionalist serb, Novak Gjokoviq ka shkaktuar skandalin e radhës e që tashmë janë bërë pjesë e vazhdueshme e karrierës së tij.

Marketing

Gjokoviq gjatë ndeshjes kundër tenistit Tallon Griekspoor, ka sharë e mallkuar publikun në gjuhën serbe, e cila është kuptuar nga buzët e tij, përcjell lajmi.net.

Gazeta kroate “Index.hr” nuk ka bërë të ditur për fjalët ofenduese të Gjokoviqit, por që bëhet fjalë për sharje në drejtim të publikut.

Kjo ka ardhur si shkak i fishkëllimave të publikut në drejtim të serbit.

Gjokoviq siguroi një vend në çerekfinale të turneut Masters 1000 në Paris, duke mposhtur Tallon Griekspoor 4:6, 7:6(2) dhe 6.4.

Pas dy orë e 38 minuta lojë, tenisti serb arriti të drejtojë një kthesë dhe të sigurojë një vend në mesin e tetë më të mirëve, ku do të luftojë për gjysmëfinale kundër Holger Rune, të premten rreth orës 19:30.

https://twitter.com/BarclayCard18/status/1720192156919349727?ref_src=twsrc%5Etfw%7Ctwcamp%5Etweetembed%7Ctwterm%5E1720192156919349727%7Ctwgr%5E9aa997494678ac47435ea720481cfb88479e04c4%7Ctwcon%5Es1_&ref_url=https%3A%2F%2Flajmi.net%2Fgjokoviq-shkakton-tjeter-skandal-kapet-me-publikun-dhe-i-shan-ne-gjuhen-serbe%2F