Bytyqi: Përmes „Instrumentit Financiar të Gjelbër”, 46 milionë euro vihen në dispozicion të bizneseve dhe qytetarëve për futjen e teknologjive nga burimet e rinovueshme të energjisë dhe efikasitetit të energjisë

Zëvendëskryeministri i Qeverisë, përgjegjës për çështje ekonomike, koordinim me resorët ekonomikë dhe investimet, Fatmir Bytyqi, foli në ngjarjen për promovimin e produkteve financiare nga projekti “Instrumenti Financiar i Gjelbër”, i cili zbatohet në bashkëpunim me agjencitë e Kombeve të Bashkuara, UNDP, IOM dhe UNECE dhe BERZH.

Marketing

Në fjalimin e tij, zëvendëskryeministri Bytyqi tha se për të ky projekt është jashtëzakonisht domethënës, sepse është mënyra se si mund të kemi një ndikim real drejt arritjes së synimeve tona të përbashkëta nga Agjenda 2030, për të cilën në shtator në Asamblenë e Përgjithshme të 78-të të Kombeve të Bashkuara, u miratua Deklarata Politike për përshpejtimin e zbatimit të Objektivave të Zhvillimit të Qëndrueshëm nga të gjitha vendet anëtare të Kombeve të Bashkuara.

“Duke pasur parasysh se të gjitha vendet po përballen me kriza globale, si rimëkëmbja ekonomike pas Covid-it, kriza energjetike dhe ekonomike, besoj se ky projekt me produktet e tij synon ndërmarrjet e vogla dhe të mesme dhe qytetarët nga kategoritë e pamjaftueshme të mbuluara, është një mundësi e shkëlqyer për të shprehur angazhimin tonë të fortë për përshpejtimin e zbatimit të Agjendës 2030 dhe arritjen e Objektivave të Zhvillimit të Qëndrueshëm. Është veçanërisht e rëndësishme që përmes realizimit të këtij projekti, sektori privat dhe qytetarët të marrin pjesë aktive në luftën kundër ndotjes dhe ndryshimeve klimatike”, tha Bytyqi.

Në fjalimin e tij, zëvendëskryeministri Bytyqi tha se Instrumenti Financiar i Gjelbër, i cili fillon sot dhe do të zbatohet deri në prill të vitit 2026, ka në dispozicion 46 milionë euro që do të vendosen përmes bankave komerciale, të cilat synohen dhe do të mund të përdorin ndërmarrjet të vogla dhe të mesme dhe qytetarët nga kategoritë e rrezikuara.

“Praktikisht, kompanitë e vogla dhe të mesme dhe qytetarët, me fokus kategoritë e përfshira jomjaftueshëm, do të mund të kenë qasje nëpërmjet bankave komerciale në kredi me një komponent granti me të cilin mund të investojnë në pompa termike, inverterë, kondicionerë, kaldaja, kolektorë diellorë për ujë të ngrohtë, fotovoltaikë, ndër produkte të tjera. Përveç kësaj, për të lehtësuar procesin dhe për të siguruar përdorimin e duhur të fondeve, do t’u ofrohet asistencë teknike falas. Këto 46 milionë euro financohen nga Fondi i Përbashkët Global për Objektivat e Zhvillimit të Qëndrueshëm ose Joint SDG fund, Banka Evropiane për Rindërtim dhe Zhvillim, bankat komerciale dhe Qeveria e Republikës së Maqedonisë së Veriut”, tha Bytyqi.

Zëvendëskryeministri Bytyqi shpjegoi se ky është një mekanizëm financiar përmes të cilit i gjithë ekosistemi i bankave, shitësve të produkteve dhe ofruesve të shërbimeve dhe Qeveria stimulohen të punojnë së bashku me aktorë të ndryshëm për të ofruar mbështetjen e nevojshme financiare dhe teknike që do të përshpejtojë tranzicionin drejt zgjidhjeve inovative për burimet e rinovueshme të energjisë dhe efikasitetit të energjisë.

“Instrumenti Financiar i Gjelbër do të çelë një rrjedhje private të kapitalit nga institucionet financiare, ndërmarrjet e vogla dhe të mesme, pra sektori i biznesit dhe do të ndihmojë edhe familjet, me fokus kategoritë e rrezikuara të qytetarëve”, tha Bytyqi.

Në fjalimin e tij, zëvendëskryeministri Bytyqi iu referua edhe synimeve që duhet të arrihen përmes këtij projekti, të cilat bazohen në Dokumentet Strategjike Kombëtare, si Strategjia e Zhvillimit të Energjisë dhe “Kontributi nacional në ndryshimet klimatike” i rishikuar, por në të njëjtën kohë edhe me marrëveshjen evropiane të gjelbër, dhe kjo është veçanërisht e rëndësishme në fillimin e procesit të shqyrtimit të kapitujve në procesin e anëtarësimit në Bashkimin Evropian.

“Duke marrë parasysh që energjia dhe ndryshimet klimatike si dhe ndotja e ajrit janë të ndërlidhura, unë gjithashtu e shoh këtë projekt si një mundësi të shkëlqyer për të kapërcyer sfidat e përbashkëta”. Falënderoj të gjithë ata që kontribuan në këtë projekt dhe besoj se së bashku do të arrijmë sukses të konsiderueshëm”, përfundoi zëvendëskryeministri Bytyqi.