Policia arreston edukatoren që dhunoi barbarisht 3-vjeçaren në kopshtin privat

Policia e Tiranës ka arrestuar Majlinda Dehimën, pasi dhunoi fëmijën 3-vjeçar në kopshtin “Stinët”, duke i thyer këmbën.

Marketing

Arrestimi i saj është kryer pas kërkesës së prokurorisë për masën ‘arrest me burg’ për veprën penale ‘Keqtrajtim i të miturit’.

Sipas prokurorisë kjo kërkesë u bë pas marrjes në dorëzim ditën e sotme të procesverbalit për kqyrjen e pamjeve filmike.