Kasami në takim me katër ambasadorë të shteteve mike të Maqedonisë

Sot zhvillova një drekë pune me katër ambasadorët e shteteve mike të Maqedonisë së Veriut, ambasadorin e Republikës Çeke Jaroslav Ludva, ambasadorin e Polonisë Krzysztof Grzelczyk, ambasadorin e Hungarisë András Klein, si dhe ambasadorin e Sllovakisë Henrik Markuš.

Marketing

Gjatë drekës, biseduam për zhvillimet më të fundit në vend si dhe në rajon e më gjërë.

Situata politike në Maqedoni dhe ngecja e proceseve integruese e vendit tonë, hapat që duhet të ndërmerren dhe reformat e domosdoshme që duhet të realizohen me urgjencë. Theks të veçantë u vendos edhe në planet e Lidhjes Europiane për Ndryshim.

Si kryetar i Lëvizjes BESA dhe si përfaqësues i opozitës ripërsërita qëndrimin se çështja e 20% duhet të zgjidhet sa më shpejtë që është e mundur. Por folëm edhe për faktin se shqiptarët në RMV ende kanë çështjet etnike të pazgjidhura, të cilat zhagiten me qëllim dhe keqpërdoren nga pushteti për politika ditore.

Zgjidhja e problemeve esenciale e të gjithë qytetarëve, lufta kundër korrupsionit, reformat në gjyqësor dhe rruga eurointegruese e vendit mbeten prioritet i Lidhjes Europiane për Ndryshim.