NP Rrugët dhe Rrugicat Shkup përfunduan asfaltimin e bulevardit Kiro Gligorov

📣 Është asfaltuar kryqëzimi i bulevardit Kiro Gligorov pranë Universitetit “FON” në komunën e Gazi Babës.
Ekipet e NP Rrugët dhe Rrugicat Shkup gjatë natës së kaluar në mënyrë aktive kanë punuar për përfundimin e punimeve ndërtimore për rehabilitimin e udhëkryqit të bulevardit Kiro Gligorov në afërsi të Universitetit “FON” dhe kanë vendosur asfalt në sipërfaqe prej 2500 metra katrorë. Gjatë rehabilitimit të kryqëzimit që po punohej në mes të bulevardit Kiro Gligorov dhe rrugës Industriska 1, në afërsi të FON-it dhe sallonit të “Mercedes”, është kryer gërvishtja mekanike e asfaltit të dëmtuar dhe asfaltimi me masë të re asfaltike. NP Rrugët dhe Rrugicat Shkup punimet i ka kryer me urdhër të Qytetit të Shkupit.
Me renovimin e kësaj kryqezimi të frekuentuar, mundësohet lëvizja e papenguar e qytetarëve që jetojnë në këtë pjesë të qytetit, dhe njëkohësisht shtohet siguria e të gjithë përdoruesve të rrugës që lëvizin nëpër komunën e Gazi Babës.

Marketing
Marketing