Incident në Kuvend, deputetët e Levicës “sulmojnë” nënkryetarin Misovski (VIDEO)

Deputetët e partisë “E Majta”, kanë shkaktuar kaos në Kuvend duke shkatërruar pajisjet elektronike. Raportohet se deputetët në fjalë kanë sulmuar dhe nënkryetarin e Kuvendit, Goran Misovski i cili ishte duke kryesuar me seancën. Apasiev dhe Kërmov kanë hedhur letra në drejtim të Misovskit.

Marketing

Më pas Kërmov fillon të thyejë monitorin e kompjuterit dhe kërkoi të ndërpritet seanca. Ai i hodhi të gjitha sendet nga tavolina e kryetarit të Kuvendit. Ndërsa sekretarja e përgjithshme e qeverisë, Cvetanka Ivanova, e cila ishte pranë Misovskit, heq gotën e ujit që Kërmov të mos e thyejë dhe të lëndojë dikë.

Incidenti erdhi si rezultat i asaj që 87 deputetët e pranishëm në sallë nuk e pranuan kërkesën e së Majtës për tërheqjen e Rregullores nga debati i sotëm.

Pas këtij incidenti Misovski ndërpret seancën e Kuvendit.