Drejtoria e Doganave sekuestroi stoli të argjendit, ora të dorës dhe veshje

Drejtoria e Doganave të Maqedonisë së Veriut njofton se gjatë fundjavës në tre raste janë konfiskuar rreth 2.7kg stoli të argjendit, 33 ora të dorës dhe 160 palë rroba. Vlera e përgjithshme e gjësendeve të konfiskuara shkon në gjysmë milion denarë.

Marketing

“Janë sekuestruar nga ekipet mobile të departamentit për kontroll dhe hetime në tri kontrolle në pikat kufitare hyrëse në “Bogorodicë”, “Bllacë” dhe “Tabanoc”, gjatë fundjavës së kaluar. Me këto veprime janë shkatërruar përpjekjet për ekonomi gri, gjegjësisht për të shmangur pagesën e doganës prej rreth 150 mijë denarë”, shtojnë nga Doganat.