MSH: Qeveria miratoi 854 milionë denarë për ilaçin Trikafta

Nga Ministria e Shëndetësisë njoftojnë se sot Qeveria ka miratuar 854 milionë denarë për ilaçin Trikafta për pacientët me fibrozë cistike, përcjell TV21. Nga MSH thonë se mjetet financiare janë ndarë për dy vitet e ardhshme.

Marketing

Njoftimi i plotë i MSH-së:

Ministria e Shëndetësisë njofton se në seancën e sotme të qeverisë është shqyrtuar dhe miratuar Informata për dhënien e pëlqimit për ndërmarrjen e obligimeve, për blerjen e terapisë së kombinuar me ilaçin Kaftrio dhe ilaçin Kalydeco, për pacientët me fibrozë cistike në Maqedoninë e Veriut, për pagesën e së cilës kërkohet përdorimi i mjeteve buxhetore.

Qeveria ka dhënë pëlqimin për të ndërmarrë detyrime në programet e mbuluara nga pjesa zhvillimore e buxhetit, për pagesën e të cilave kërkohet shfrytëzimi i mjeteve buxhetore në vitin 2024 dhe 2025 të Ministrisë së Shëndetësisë, për blerjen e terapisë së tillë të kombinuar, në vlerë totale prej 854.549.942,40 denarë.

Ngarkohet Ministria e Shëndetësisë që t’i paraqesë Qeverisë propozimin e programit për ofrimin e terapisë për pacientët me fibrozë cistike, për vitin 2024.

Ilaçi është i aprovuar nga Agjencia Mjekësore Evropiane dhe efekti i terapisë është i shpejtë, domethënës dhe i qëndrueshëm dhe përdoret si terapi standarde për trajtimin e pacientëve me fibrozë cistike mbi moshën 6 vjeç.