Gjatë ditës pritet të dërgohet kërkesa për ekstradimin e Palevskit nga Turqia

Gjatë ditës pritet të përgatitet kërkesa për ekstradim nga Ministria e Drejtësisë për Ljupço Palevskin – Pallço, i dyshuar i parë për vrasjen e Vanja Gjorçevskës dhe Pançe Zhezhovskin, i cili dje u arrestua në Turqi.

Marketing

Për MIA-n nga Minsitria e Drejtësisë informuan se për momentin por mblidhen informata dhe dokumentacion nga institucionet për zbatim të procedurës për ekstradim. Kur gjithçka të jetë gati, me siguri ministri i Drejtësisë Krenar Lloga, në konferencë për shtyp do ta informojë opinionin.

Ljupço Palevski – Pallço, i dyshuari i parë për vrasjet e Vanja Gjorçevskës dhe Pançe Zhezhovskit, dje u arrestua në Turqi, ndërsa për katër të tjerët e dyshuar gjykatësi i procedurës paraprake pranë Gjykatës themelore penale Shkup caktoi masë paraburgimi prej 30 ditëve me kërkesë të Prokurorisë themelore e cila hapi procedurë hetuese për dy vrasje në mënyrë të egër pas paraqitje së marrë nga Ministria e Punëve të Brendshme. Këto janë informatat e fundit të cilat dje i kumtuan kompetentët lidhur me vrasjet e të miturës Vanja dhe qytetarit nga Velesi, Pançe, për të cilët pati paraqitje si të zhdukur më 27 dhe 24 nëntor, ndërkaq u gjendën të vdekur në afërsi të Velesit dhe Shkupit më 3 dhjetor.