Boll më! Jeni çmendur. Flisni për jetën private të të vdekurit, pa e njohur!

Shkruan: Kimete Berisha

Marketing

Vdekja duhet të jetë private!
I vdekuri duhet të lihet i qetë, së paku 40-të ditë, Aman, përderisa t’i ndahet mishi nga ashti.

Jeni çmendur. Flisni për jetën private të të vdekurit, pa e njohur.

Të gjithë sillen sikur i dinë ujë punët e tjetrit, por nuk e shohin elefantin në dhomën e tyre.

E kam njohur një grua, e cila i dinte punët e krejt çarshisë, ama unë e dija se asaj i kalonte miu nëpër mustaqe dhe ajo nuk e shihte (kurrë nuk i kam treguar).

Shqiptarët i ka mbuluar terri.
Urgjent kërkojnë arsye dhe logjikë se pse dikush e vrau gruan e vet.
Secili më Agata se tjetri, secili me versionin e vet personal për arsyen e
e vrasjes dhe nuk qetësohen derisa ta gjejnë motivin.

Je manjak, i pa edukatë, je një adhurues i vdekjes, që nuk përton të flasësh për diçka që nuk di e as që kërkohet nga ti ta dishë.

Të kërkosh logjikë në veprime të palogjikshme – është padije e madhe, sepse s’ka logjikë.

Veprimet e një psikopati nuk mund të analizohem me logjikë të shëndoshë, sepse ti e analizon me ndjenja, por nuk e kupton që psikopati nuk ndjen as frikë, as mëshirë, as turp.

E ti i kërkon tek vrasësi virtytet që nuk i ka.
Nuk mund të kërkosh ndjenja aty ku nuk ka.

Me logjikë nuk mund ta analizosh një kanibal. As një vrasës serik.

Ju kam treguar se e kam lexuar Fromin kur
pyet se nëse Hitleri ka qenë ujku, a kanë qenë dele miliona veta që shkuan pas tij?
– S’kanë qenë, se delja nuk shkon pas ujkut.

Gjithë kjo psikologji, dhe ende askush nuk e di se çfarë e motivoi Hitlerin të vrasë miliona hebrenjë!
– Ka dashur të bëhet piktor, por e ka dekurajuar një mësues hebre?

– Ju nuk e dini se më shumë i dhemb gruas nëse e quani ‘lopë’ ose ‘grua plakë’ pa qenë plakë, sesa nëse ia shkulni flokët.

Dhimbja mentale dhe shpirtërore është më e madhe se fizike.
– Ose nëse e quan një burrë ‘të paaftë’ është më e rëndë sesa nëse e rrahë.

Prandaj, hesht.

– Çfarë motivi kishte Kaini për ta vrarë vëllain e vet Abelin (që ështl vrasja e parë në historinë e njerëzimit).
– Xhelozi dhe lakmi për pushtet kishte.
Kaq.
Donte të ishte kryesori…Krejt bota ishte e tyre, sepse bota ishte e zbrazur, por nuk mundën ta ndajnë!

Çfarë ndjente Sulejmani i Madhërishëm kur e mbyti të birin e tij Mustafanë, me varje!
– Ndjeu frikë nga humbja e pushtetit, ndjeu frikë se i biri do t’ia merrte pushtetin.
Kaq.

Se, çfarë të bën të vuash tjetër përveç se egoja, të cilën duhet ‘ta vrasësh’ të parën, nëse do të jesh i qetë, sipas Jungut.

– Por, trego ti si quhet kjo kureshtje mbarëkombëtare për problemet intime të një çifti tragjik!

Për nga turpi, përgojimi mbarëkombëtar i tragjedisë nëpër studio televizive e portale, i afrohet turpit të tragjedisë.

Sepse ta zhveshësh pamëshirë lakuriq midis studios, një grua të vdekur para botës, është vrasje morale, është vrasje mbi vrasje, është varr mbi varrin.

Gazetarët shqiptarë përnatë ia hapin varrin gruas me dy arkëmorte, gruas me dy varre, dhe e analizojnë jetën e saj,
të ciën e keqkuptojnë,
e keqinterpretojnë,
diçka ua merr mendja për të,
aludojnë,
e paragjykojnë,
japin sugjestione për të,
e gjykojnë, e qajnë, e vajtojnë.

– Njeriut nuk i mjafton një jetë për ta njohur as vetveten, e dikush pretendon të të njoh ty…pa të njohur.

Pra, gazetarët shqiptarë po e shfrytëzojnë gjakun e viktimës për ta përtërirë jetën
e tyre.

Janë disa fjalë që nuk thuhen.
Të flasësh të pavërteta është mëkat i madh.
Fjalët gati gjithmonë teprojnë.

Preokupimi i shqiptarëve me vrasjen e një gruaje nga burri i saj gjithmonë lidhet me seks, me pabesi, me sekrete, me mashtrime.

Prandaj, gjithë kjo kërshëri.
Për ta hequr dhimbjen për viktimën shqiptarët kanë nevojë për një informatë që e bën fajtore viktimën.

Askujt s’i ka hije të flas për jetën seksuale të askujt!
As babait për të birin.
As burrit për gruan.
As gruas për burrin.
– Mund të ndodh që të gjithë ta njohin partnerin tënd më mirë seç e njeh ti.

Të gjithë duhet të heshtin.
S’ka më fisnike se heshtja.

E bash ata që duhet të
flasin – po heshtin.
Duhet të tregojë prokuroria se kush nga prokuroria ka lejuar dykuptimësi për pranimin e fajësisë nga i dyshuari për vrasjen e gruas së
tij!

– Paraja hyn në prokurori para të së vërtetës!

Pse gjithë ky luks i prokurorisë për të pritur derisa të fshihen gjurmët, qysh jemi mësuar ne me drejtësinë kriminale shqiptare, qe 25 vite janë vrarë shqiptarët ditë më drekë e vrasësit nuk janë zbuluar kurrë.
Dhe, janë vjedhur dëshmitë e krimeve para kamerave në stacionin policor.

‘Tre veta mund ta mbajnë sekretin, nëse dy prej tyre kanë vdekur’ (Benjamin Franklin)

P.S.
‘Nuk ka më Diell.
Nuk ka më Hënë.
Nuk je më Ti.
Nuk jam as Unë.
Askush nuk ka mbetur.
Na ka mbuluar terri i luftës.
E unë po pyetem, i dashur, çfarë do të bëhet me Ne!’
(g).