Studim: Të qenit shumë aktiv nxit plakjen

Për dekada, na është thënë se stërvitja sa më shumë që të jetë e mundur është vendimtare për të shmangur një varr të hershëm.

Marketing

Ndërsa tani akademikët në Finlandë kanë sfiduar logjikën e vjetër, pasi zbuluan se të qenit shumë aktiv nuk zgjat domosdoshmërisht jetën, transmeton klankosova.tv.

Ekspertët në Universitetin e Jyvaskyla ekzaminuan zakonet e stërvitjes dhe moshën biologjike të mijëra pjesëmarrësve.

Rezultatet siç shkruan Daily Mail, zbuluan se si të rriturit më aktivë kishin më pak gjasa të vdisnin gjatë studimit 45-vjeçar.

Megjithatë, lidhja u zbeh shumë kur faktorët e stilit të jetesës, si duhani dhe alkooli, u vunë në dukje.

Kjo do të thotë që, në teori, njerëzit që ushtrojnë më shumë mund të jetojnë më gjatë vetëm sepse ndjekin një dietë të shëndetshme, flenë shumë dhe janë socialë në krahasim me kohën që kalojnë në palestër.

Në fakt, të qenit ndër fanatikët kryesorë të stërvitjes mund të nxisë plakjen biologjike me gati dy vjet, sugjerojnë rezultatet.