Ministri Lloga pret ekstradim të shpejtë të Palevskit nga Turqia

Ministri i Drejtësisë Krenar Lloga pret që nga java e ardhshme Turqia të filloj procedurën rreth kërkesës së Maqedonisë së Veriut për ekstradimin e Lupço Palevskit.

Marketing

Ai njoftoi se janë dërguar dokumentet disa herë, përmes DHL-së, në mënyrë elektronik, përmes MPJ-së sonë dhe ambasadës. Kështu që, sipas tij nga e hëna e më tej të gjitha kërkesat do të merren në procedurën e mëtejmë në Turqi.

“Kemi komunikim joformal me autoritetet turke, por është shumë herët për të biseduar për periudhën e mëtejshme sepse nuk e dimë a do të përdoren ankesat ose gjërat tjera nga personi në fjalë në sistemin turk”, deklari Krenar Lloga.

Pritshmëritë e Ministrit të Drejtësisë për ekstradim janë të larta. Pritet që shumë shpejt të ndodhë.

“Ne presim që relativisht shpejtë të sillet në Maqedoni, por duhet të shohim se a do t’i shfrytëzojë të gjitha mjetet juridike dhe nëse sistemi në Turqi do të lejojë që ajo të jetë në mënyrë që ne kemi kërkuar”, tha Lloga.

Ministria e Drejtësisë i dërgoi të premten Turqisë kërkesën për ekstradimin e Lupço Palevskit – të dyshuarit të parë për rrëmbimin dhe vrasjet e 14-vjecares, Vanja Gjorcevska dhe 74-vjecarit, Pançe Zhezhovski. Palevski u arrestua pasditen e 5 dhjetorit në qytetin Balikesir të Turqisë, pasi për të paraprakisht ishte lëshuar flet arrest ndërkombëtar./KlanM

Marketing