Këngëtari brazilian humb jetën në skenë si pasojë e një ataku kardiak

Këngëtari brazilian 30 vjeçar Pedro Henrique ka ndërruar jetë në skenë teksa po performonte në skenë.

Marketing

Në videon që tashmë është bërë virale kudo, shihet këngëtari teksa rrëzohet dhe jep frymën e fundit.

Enrique u dërgua në një spital por mjekët nuk ishin në gjendje të bënin asgjë për ta shpëtuar. Sipas kompanisë diskografike të këngëtarit, ai humbi jetën si pasojë e një ataku kardiak. Enrique ishte i martuar dhe baba i një vajze.