Faktor: Shteti bashkë me kompaninë 77 BITS BSC organizon bastet online në Maqedoninë e Veriut

Kompania “77 BITS BSC” DOO Manastir përmes një marrëveshjeje të nënshkruar me Sh.A. “Lotaria Shtetërore” do të nisin me organizimin e basteve online në Maqedoninë e Veriut.

Marketing

Sipas Faktor, kompania 77 BITS BSC DOO Manastir (shoqëri me përgjegjësi të kufizuar), e regjistruar sipas legjislacionit të Republikës së Maqedonisë së Veriut, në të cilën “Telematic interaktive Bulgaria” AD zotëron 50 për qind të kapitalit, ka fituar tenderin për marrjen e e drejta për kryerjen e aktivitetit të basteve online të organizuar nga Lotaria Shtetërore e Republikës së Maqedonisë së Veriut.

“Kompania më e madhe bullgare e basteve online “Telematic Interactive Bulgaria” më 14 dhjetor informoi bursën bullgare se do të organizojë baste online në Maqedoninë e Veriut përmes një marrëveshjeje të nënshkruar me Sh.A. “Lotaria Shtetërore”, shkruan portali Faktor.

Ky informacion është publikuar në bursën bullgare, ndërsa “Lotaria Shtetërore” e Maqedonisë ende nuk ka informacion publik se cilat dhe sa kompani do të lejohen të organizojnë lojëra fati të këtij lloji.

Për më tepër lexojeni lajmin e huazuar në portalin Faktor.