Në Tetovë sekuestrohen mbi 3000 mjete piroteknike, ndalohet një person

MPB ka lajmëruar se sot (18 dhjetor) rreth orës 15:00, në sheshin e qytetit në Tetovë, zyrtarët policorë të Shërbimit të Sigurimit të Tetovës i kanë ndaluar në stacion policor 54-vjeçarit nga Tetova F.A. sepse i janë gjetur dhe marrë më shumë se 3000 copë mjete të ndryshme piroteknike. Ai është ndaluar në Stacionin Policor të Tetovës për zbardhjen dhe dokumentimin e plotë të rastit, pas së cilës do të përpilohet parashtresa përkatëse nga neni 396 i Kodit Penal.

Marketing

Sektori për Punë të Brendshme në Tetovë ka përforcuar kontrollin dhe aktivitetet tjera lidhur me zbulimin dhe parandalimin me kohë të shitjes dhe përdorimit të fishekzjarreve dhe mjeteve tjera piroteknike, të cilat do të intensifikohen edhe më shumë në ditët në vijim. Në atë drejtim tregtarët, prindërit dhe nxënësit (nxënës të shkollave fillore dhe të mesme) njoftohen edhe një herë se shitja, pra blerja dhe aktivizimi i fishekzjarreve në vende publike, në rrugë, në oborre, në hyrje të objekteve të banimit etj, është kundërvajtje juridike, për të cilën sipas nenit 31 të Ligjit për kundërvajtje kundër rendit dhe qetësisë publike, dënohet me gjobë prej 100 deri në 250 euro në denarë dhe dënohet blerja dhe shpërndarja e tyre në treg në sasi të mëdha. sipas Kodit Penal.

MPB Tetovë rikujton qytetarët se blerja, shitja dhe aktivizimi i mjeteve piroteknike është në kundërshtim me Ligjin për veprat kundër rendit dhe qetësisë publike dhe Kodit Penal.

Marketing