Portieri i PSG-së përjeton tmerrin: Sulmohet nga hajdutët, gruaja iu rrah në sytë e fëmijëve

Portieri i Paris Saint-Germain, Alexandre Letellier dhe familja e tij u përballën me hajdutë, të cilët hynë me thika në shtëpinë e tyre mbrëmjen e së hënës.

Marketing

Portieri rezervë i gjigantëve francezë, gruaja e tij Chloe dhe dy fëmijët e tyre, gjashtë dhe dy vjeç, përjetuan momente aspak të lehta kur u përballën me katër kriminelë që kërkuan para dhe bizhuteri nga ta, njoftojnë mediat franceze, përcjell lajmi.net.

Gruaja e Letelier madje u godit me grusht në fytyrë sipas një raportimi të RMC Sport në Francë.

Përkatësisht, familja katër anëtarëshe u zgjua nga alarmet në pronën e tyre në Yvelines, afër Parisit, rreth orës 02:00 pasi hajdutët hynë në oborrin e tyre.

Ata kanë lajmëruar menjëherë policinë, por deri atëherë hajdutët kanë hyrë me shpejtësi në shtëpi dhe kanë kërcënuar familjen me thika në duar.

Megjithatë, policia mbërriti shpejt dhe arrestoi tre nga katër hajdutët. Njëri është 21 vjeç dhe me të dy të mitur 16 vjeç.

Gjatë arrestimit një polic ka pësuar lëndim në gju dhe është raportuar se në vendin e ngjarjes është gjetur një thikë dhe tek të dyshuarit janë gjetur sende të ndryshme të vjedhura nga shtëpia.

Letellier është aktualisht portieri i tretë i PSG-së pas Gianluigi Donnarumma dhe Keylor Navas, dhe ka luajtur vetëm dy herë për kampionët francezë që kur u bashkua nga Orléans në 2020.