Zjarri në qendrën tregtare në Lushnje, 39 persona dhe 3 zjarrfikës përfundojnë në spital

39 persona kanë përfunduar në spital për shkak të zjarrit që ra në një qendër tregtare në qytetin e Lushnjes.

Marketing

Dyshohet që mbinxehja e kutisë elektrike brenda qendrës tregtare ka qenë shkaku i zjarrit.

Sipas burimeve të A2 CNN, mes personave të shtruar në spital, të cilët kanë probleme me frymëmarrjen, ka edhe fëmijë.

Në operacionin për evakuimin e qytetarëve morën pjesë Forcat Renea, Forcat e Sigurisë Kombëtare, Njësitë Shqiponja, shërbimet e Komisariatit të Policisë Lushnjë dhe zjarrfikësit.

Janë evakuuar dhe dërguar në spital për ndihmë mjekësore rreth 39 qytetarë dhe 3 punonjës të zjarrfikëses, jashtë rrezikut për jetën.

Grupi i posaçëm hetimor në drejtimin e Prokurorisë vijon punën për zbardhjen e rrethanave të ngjarjes dhe përcaktimin e shkakut të rënies së zjarrit.