Ademi: Rezultati i procedurës për shkarkimin tim do të përcaktojë të ardhmen e gjyqësorit

Sot dhe në periudhën në vijim, rezultati i kësaj procedure do të përcaktojë të ardhmen e gjyqësorit tonë, kështu u shpreh kryetarja e Gjykatës Supreme, Besa Ademi, në seancën pas iniciativës për shkarkimin e saj.
Përfaqësuesja e saj ligjore në seancë është avokatja Pavlina Zefiq Jakimovska, e cila ligjërisht sqaron se pse Ademi nuk e ka shkelur Ligjin për Këshillin Gjyqësor.

Marketing

“Për ne kjo nuk është një mosmarrëveshje e zakonshme, kjo është një ditë historike shumë domethënëse sepse rezultati i procesit do të nxjerrë udhërrëfyesin e gjyqësorit. Kjo nuk është lufta e Besës, kjo është lufta e gjithë drejtësisë për pavarësinë e saj”, tha avokatja.

Iniciativa për shkarkimin e Besa Ademi u vendos në debat në Këshillin Gjyqësor pas intervistës së Ademit, kur ajo tha se Gjykata Supreme ishte cak i presionit politik për të ringjallur amnistinë e ish presidentit Gjorge Ivanov dhe kalkulimeve politike për shpëtimin e ish kryeministrit në arrati Nikolla Gruevski.