Deputeti i Lëvizjes Demokratike Kastriot Rexhepi në një postim në rrjetet sociale ka pyetur sot publikisht se kujt po i pengon ndryshimi që nisi në Kosovë, vazhdoi në Luginë dhe po vjen në Maqedoninë e Veriut. Ai gjithashtu është shprehur se ndryshimi po vjen pavarësisht kanosjeve demagogjike, ndërsa forca e ndryshimit po rritet e frika nga ndryshimi ska ilaç!
Ja edhe postimi i plotë i deputetit të
LD-së, Kastriot Rexhepi:
“Na pengon Kurti apo porosia e tij?!
Frikë apo rrezik kjo është çështja!
Frikë nga ndryshimi i frymës politike që përcjell Kurti, apo rreziku që ndjen dikush nga fryma e ndryshimit Kurti!
Na pengon imazhi i politikë bërjes Kurti që përcjellë ai në Kosovë e më gjërë, apo porosia për bashkim që mbartë në vete ndryshimin në Luginë dhe vazhdimin për bashkim e ndryshim tek ne!
Fryma e ndryshimit nuk rrezikon shtete e popuj, por i zhvillon ata, por rrezikon individ politik dhe parti politike që ju pengon ndryshimi!
Megjithatë, nga ndryshimi nuk ka rrezik, por zhvillim e përparim!
Ndryshimi po vjen pamvarësisht kanosjeve demagogjike!
Forca e ndryshimit po rritet!
Frika nga ndryshimi ska ilaç!”