“Qyteti i Sigurt” kap edhe motoçiklistët – nëntë shkelje u regjistruan që ditën e parë

“Qyteti i Sigurt” kap edhe motoçiklistët – nëntë shkelje u regjistruan që ditën e parë

Sistemi “Qyteti i Sigurt” tashmë mund t’i identifikojë edhe motoçiklistët që kryejnë kundërvajtje në komunikacion, falë një zgjidhjeje të re teknike të Ministrisë së Punëve të Brendshme.

Deri tani, identifikimi automatik i motoçikletave ishte i pamundur, pasi kamerat regjistronin vetëm pjesën e përparme të mjeteve, ndërsa targat e tyre ndodhen në pjesën e pasme.

Ministri i Punëve të Brendshme, Pançe Toshkovski, njoftoi se në disa lokacione të përzgjedhura, ku ekzistojnë kushtet e nevojshme teknike, është vendosur pajisje shtesë.

Sipas tij, vetëm gjatë ditës së parë janë evidentuar rreth nëntë kundërvajtje për tejkalim të shpejtësisë së lejuar.

Toshkovski tha se janë kapërcyer edhe probleme të tjera teknike, përfshirë vendosjen e kamerave në pika kritike dhe identifikimin e automjeteve me targa të huaja. Gjithashtu, po punohet për zgjerimin e sistemit të sanksionimit edhe në vendkalimet e tjera kufitare.

Si shembull ai përmendi vendkalimin kufitar të Tabanocit, ku fluksi i automjeteve ka qenë shumë më i lartë se parashikimet fillestare. Sipas ministrit, ishte parashikuar një frekuencë prej pesë automjetesh në orë, ndërsa në praktikë janë regjistruar deri në 500 automjete.

Po kërkohet një zgjidhje që shoferët e huaj t’i shlyejnë detyrimet pa shkaktuar vonesa në kufi.

Toshkovski njoftoi se deri më 1 shtator të vitit 2025 në aksidente komunikacioni kishin humbur jetën 96 persona, ndërsa në periudhën e njëjtë të këtij viti numri është ulur në 60. Ai theksoi se synimi i sistemit është sanksionimi pa përjashtime dhe shpëtimi i jetëve në rrugë. / Aktuale.mk

GIF
LAJME TË NGJAJSHME

TË FUNDIT

GIF