Komuna e Tetovës: Qeveria LSDM – BDI para zgjedhjeve po i partizon edhe më shumë institucionet

“Partizimi i të gjitha institucioneve nga Qeveria e LSDM – BDI po bëhet edhe më i fortë në prag të zgjedhjeve, dhe pushteti po tenton ta keqpërdor Sektorin për Punë të Brendshme në Tetovë për qëllime politike”. Kështu akuzoi Komuna e Tetovës qeverinë BDI-LSDM.

Marketing

Kryetari i Këshillit të Komunës së Tetovës Besar Durmishi, sot në konferencë për shtyp tha se MPB dhe ministri Oliver Spasovski, po përpiqet të jetë partiake në çdo nivel.

Mesazhet nga varrezat dhe komplekset memoriale: Politikanët e intel…Në Hagë vazhdon gjykimi ndaj ish-krerëve të UÇK-së…Çmimi i energjisë elektrike, Kuvendi sot mban seancë të jashtëzakon…Gjashtë destinacionet e mundshme për Mourinhon: Rikthime emocionale…E vërteta pas ofertës së dështuar të Sheikh Jassim për blerjen e Ma…

“Kjo shihet nga zgjedhja e shefit të Sektorit të Punëve të Brendshme në rajonin e Tetovës. Sipas ligjit përkatës, për zgjedhjen e komandantit, ministri i propozon Këshillit të komunës tre emra dhe zgjedhja bëhet me votat e këshilltarëve, natyrisht të shumicës. Nga tre kandidatët e parë të propozuar nga ministri, këshilltarët e Këshillit të Komunës së Tetovës nuk kanë përkrahur asnjërin prej tyre. Sipas ligjit, ministri është i detyruar të propozojë tre emra të rinj. Por në propozimet e reja, ministri ka bërë shkelje të rëndë të ligjit, sepse ka propozuar dy emra të rinj dhe ka ripropozuar njërin nga emrat e parë, i cili duket se është i afërt me ministrin apo partnerët nga BDI – LSDM, të cilët po mundohen që policinë e shtetit ta bëjnë polici familjare apo private”, tha Besar Durmishi.

Sipas Durmishit, pas kësaj shkelje ligjore nga ministri, është e kuptueshme që këshilltarët vështirë se do të mbështesin një person partiak, pasi policia siç thotë Durmishi, duhet të qëndrojë larg ngjyrave partiake dhe në asnjë moment nuk duhet të merren masa për abuzime të caktuara.

“Por të gjitha këto LSDM-BDI po i bën me qëllim, që zgjedhja e personit të parë të SPB Tetovë të dështojë për herë të dytë dhe pastaj për këtë ta vendosë Qeveria. Këto lojëra janë të njohura për opinionin, sepse në çdo qorrsokak që kanë, BDI dhe LSDM keqpërdorin institucionet shtetërore, duke i konsideruar si pronë private dhe duke u bërë sikur janë në oborrin e shtëpisë së tyre. Për të arritur qëllimin specifik që kanë, shkelin rëndë ligjet e vendit. Por shihet se kjo nuk i shqetëson aspak, sepse skandale dhe megaskandale që kanë bërë prej vitesh dhe po i bëjnë edhe tani. Dhe ata e dinë se kanë nevojë që policia të bëjë kërdinë në zgjedhje dhe të shantazhojë qytetarët për qëllime politike. Por kjo nuk do të lejohet. Si Këshill i Komunës dhe si Komunë do të ndërmarrim të gjitha veprimet e nevojshme për të shprehur vullnetin e qytetarëve të Tetovës, e jo vullnetin e LSDM-së dhe BDI-së për të përdorur forcën ndaj qytetarëve”, tha Durmishi.