Më 25 janar pritet vendimi gjyqësor për rastin “Llaskarca”

Këshilli Gjyqësor shpëton lëndën “Llaskarca” nga përsëritja e procedurës së gjykimit dhe delegon gjykatësen Aleksandra Ristevska deri në sjelljen e vendimit të plotfuqishëm. Ristevska e cila sot dha betimin si gjykatëse në Apel është pjesë e trupit gjykues në rastin “Llaskarca” i nisur si proces gjyqësor që nga viti 2019. Veprimi i këshillit erdhi pas urgjencës së drejtuar nga kryetari i Gjykatës Penale, Ivan Xholev deri tek Këshilli Gjyqësor. Deligimi i saj hyn në fuqi që sot. Pas shpalljes së vendimit, Ristevska largohet nga Penalja dhe shkon si gjykatëse në Apel. Në aksidentin tragjik në Llaskarcë i cili ndodhi në shkurt të vitit 2019, 16 persona e humbën jetën ndërsa 30 të tjerë mbetën të lënduar. Për këtë rast akuzohen tre persona, pronari i kompanisë, përgjegjësi për transport në kompaninë “Durmo Turs” si dhe shoferi i autobusit. /Alsat.mk

Marketing