Ushtrimi rus në Kaliningrad lë gjysmën e Polonisë pa sistemin GPS

Lufta mes Ukrainës dhe Rusisë po zgjatë tashmë 2 vite mirëpo frikën e luftës e kanë përjetuar dhe fqinjët e Ukrainës, shkruan Gazeta Metro.

Marketing

Muajin e kaluar një raketë u fut në hapësirën ajrore të Polonisë dhe sipas zyrtarëve polak, të gjitha faktet të dërgojnë tek përfundimi se raketa ishte ruse dhe e lëshuar nga ta.

Përpos raketës, Polonia ka përjetuar dhe një fluks të azilantëve nga Lindja e Mesme në kufirin lindorë të saj së bashku me Finlandën ku kanë thënë se një gjë e tillë është orkestruar nga Rusia.

Episodi i fundit është testimi që ka bërë Rusia në Kaliningrad të disa sisteme të luftës me bazë elektronike.

Si pasojë e këtij ushtrimi 48 orë më parë thuajse gjysma e Polonisë ka mbetur pa sistemin GPS.