Mediat serbe: Shtetasit e Maqedonisë së Veriut shkaktuan “kaos” në Aeroportin e Beogradit

Mediat serbe raportojnë se pasditen e sotme ka pasur ndërprerje të qarkullimit në Aeroportin e Beogradit, përcjell TV21. Fluturimet janë ndërprerë për të paktën dy orë.

Marketing

Sipas raportimeve, të gjithë udhëtarët në Aeroportin “Nikolla Tesla” është dashur të kalojnë sërish kontrollet e sigurimit.

Problemi në kontrollin e sigurisë së aeroportit dyshohet se ka nisur kur pasagjerët që kanë ardhur nga Maqedonia pas zbritjes, kanë hyrë në autobus, i cili gabimisht i ka çuar në portën e gabuar.

Kështu ata përfunduan në zonën e tranzitit, ku nuk lejohet të jenë sepse Maqedonia nuk bën pjesë në grupin e vendeve që kanë lejet e nevojshme për këtë vend. Është rregull ndërkombëtar që nuk mund të shkelet. Udhëtarët nga Shkupi janë ndalur dhe më do të duhet të kalojnë të gjitha kontrollet e sigurisë në mënyrë që të vazhdojë funksionimi normal i qarkullimit të udhëtarëve në aeroport.

https://www.instagram.com/p/C2XwsAMs1Vn/?utm_source=ig_embed&ig_rid=0da3cc2d-8ed1-47e1-95b5-6d9f5d07a480&img_index=1