Klodian Duro reagon pas përjashtimit nga Big Brother VIP Albania

Ish-futbollisti, Klodian Duro, ka reaguar me një ndjesë publike pas deklaratës në shtëpinë e “Big Brother VIP”, që solli edhe skualifikimin e tij.

Marketing

Përmes një shkrimi të postuar në rrjetet sociale, Duro e cilëson deklaratën një ironi të tepërt, që i le vend keqinterpretimit.

“Unë, Klodian Duro, ju njoftoj që rrugëtimi im në Big Brother VIP është ndërprerë sot. Shkak është bërë një deklaratë e gabuar, nisur si ironi, e tepërt tani që e shoh me ftohtësi dhe që i le vend keqinterpretimit. Më vjen keq që nuk arrita dot të percillja mesazhet e duhura, te të cilat besoj vërtetë dhe do t’i dëshmoja gjatë qëndrimit në shtëpinë e Big Brother.

Një ndjesë shumë e sinqertë i shkon publikut dhe u uroj suksese të gjithë banorëve”.