Kur bëhet fjalë për parfumet, shmangni këto 5 gabime

Sigurisht, që hedhja e parfumit të preferuar është një nga ato zakonet e thjeshta dhe praktike, që nuk kërkon shumë përpjekje apo aftësi, përveçse pak finesë.

Marketing

Në botën e aromave, mënyra e hedhjes së parfumit është po kaq e rëndësishme sa aroma që zgjidhni të spërkasni në trup.

Ja pesë gabime të zakonshme që bëhen në lidhje me parfumet, nga blerja, te mbajta dhe mënyra e hedhjes.

-Temperatura e mjedisit
Kur bëhet fjalë për ruajtjen, parfumi është si një organizëm i gjallë, pra i ndjeshëm ndaj ndryshimeve mjedisore. Mos e kaloni nga ambienti i ftohtë në të nxehtë, sepse ndryshime të tilla mund të shkaktojnë reaksione kimike të papritura. Çuditërisht, vendi më i mirë për ta ruajtur është kutia e paketimit dhe mbajtja në ambientin e temperaturës së dhomës.

-Parfumet më të mira vijnë në shishe të vogla

Sado i veçantë të jetë, parfumi duhet përdorur për një kohë jo shumë të gjatë. Mbajtja e një shisheje të hapur për një kohë të gjatë nuk është një ide e mirë. Ekspertët thonë se është parfumet në shishe të vogla që zgjasin deri në tre muaj janë një super gjetje.

-Mos e fërkoni, thjesht spërkateni

Ky zakon aplikimi pothuajse i pavetëdijshëm, e zbeh aromën e parfumit, sidomos kur hidhet në kyçet e duarve. Fërkimi e ngroh lëkurën dhe prodhon enzima që ndryshojnë llojin e aromës. Pra, thjesht spërkateni lehtë te kyçet e duarve, në lëkurë, mbi veshje etj.

-Mos u përqendrohuni në pikat e pulsit

Pikat e pulsit në trupin tuaj, kyçet e dorës, qafa dhe dekolteja janë vendi ku trupi lëshon më shumë nxehtësi, pra vendet ku duhet të hidhet parfumi. Por, mos e hidhni direkt aty parfumin, të paktën nga pesë centimetra larg lëkurës. Sepse nëse e bëni këtë afër me lëkurën, parfumi mund të rrjedhë, të lërë njolla, etj.

-Shmangni spërkatjen në rroba

Jini të kujdesshëm ndaj spërkatjes së parfumit në veshje. Më mirë të jesh i/e kujdesshme dhe ta aplikoni direkt në lëkurë, sesa të ndërroni apo lani rrobat.