Gjykata e Hagës do të gjykojë luftën Ukrainë-Rusi

Gjykata e Hagës njoftoi të premten se ka juridiksion për të gjykuar pjesën më të madhe të padisë së Ukrainës mbi pushtimin e Rusisë në vitin 2022. Për këtë të fundit, Kievi kërkon kompensim. Kujtojmë se Ukraina e çuar Rusinë në gjykatën e OKB-së disa ditë pas fillimit të luftës.

Marketing

Në një seancë paraprake në Hagë, gjykata njoftoi se e konsideron çështjen nën juridiksionin e saj dhe do ta shqyrtojë atë. “Gjykata vendosi me 15 vota pro se ka juridiksion për të shqyrtuar çështjen, bazuar në nenin 9 të Konventës për Parandalimin dhe Ndëshkimin e Gjenocidit,” tha gjyqtarja Joan Donohue në një seancë që u transmetua drejtpërsëdrejti.

Në mars 2022, kur Kievi bëri dhe padinë, gjykata i bëri thirrje Rusisë të pezullojë “operacionin e saj ushtarak” në territorin e Ukrainës dhe gjithashtu u bëri thirrje të dyja palëve të përmbahen nga çdo veprim që mund të vonojë gjyqin. Në tetor 2023, Rusia ngriti kundërshtime paraprake për juridiksionin e gjykatës dhe pranueshmërinë e kërkesës së Ukrainës.