U pranua në gjendje të rëndë shëndetësore, ndërron jetë shtetasi turk në Klinikën e Shkupit

Me datë 01.02.2024 rreth orës 14:30, në SPB Shkup nga Kompleksi i Klinikave “Nënë Tereza” është raportuar se rreth orës 12:40, shtetasi me inicialet O.J.(19) nga Republika e Turqisë, me banim në Shkup, i cili është pranuar në Klinikë rreth orës 10:15, ka ndërruar jetë, pasi ka mbërritur në gjendje të rëndë shëndetësore.

Marketing

Një mjek i klinikës ka konstatuar vdekjen pa shenja dhune dhe me urdhër të Prokurorit Publik, trupi i pajetë i të ndjerit është dorëzuar për obduksion.