Izet Mexhiti: Kërcënimi ndaj Taravarit, akt qyqar i pushtetarëve

Kreu i Lëvizjes Demokratike Izet Mexhiti e ka quajtur akt qyqar nga pushtetarët kërcënimin që ju bë sot kreut të Aleancës për Shqiptarët Arben Taravarit. Ai njëkohësisht i ka dhënë mbështetje familjes Taravari.

Marketing

“Ky është një akt qyqar nga pushtetarët që tregon se ata e kanë humbur orientimin, e kanë humbur kontaktin me realitetin dhe mendojnë që vetëm përmes presioneve mund t’i mbajnë kolltuqet e tyre”, ka deklaruar Mexhiti në edicionin qendror të lajmeve të TV Alsat.