Edhe pse partia e tij tashmë është pjesë e ekzekutivit, Arjanit Hoxha thotë se Partia Demokratike Europiane merr pjesë në Qeveri për hir të simbolikës së kryeministrit të parë shqiptar, përcjell TV21.
“Pjesëmarrja në Qeverinë teknike është për shkak të simbolikës për shkak se kemi dashur me të vërtet të jemi pjesë e asaj që e quajmë se është bërë për herë të parë, që qeveria të udhëhiqet nga një kryeministër shqiptar”, tha Hoxha për TV21.
I pyetur se si do të shkojë PDE në zgjedhje, Hoxha tha se është ende herët dhe se ende nuk kanë vendosur se me kë do të koalicionojnë.
“Edhe njëherë e përsëris se është herët, normalisht që me zhvillimet e fundit në ASH, ku detyrimisht po shihet një përçarje apo një përplasje, kjo mund të hap edhe një tjetër opsion apo mundësi që do të duhet e kalimin e kohës të bisedohet apo të diskutohet”, shtoi Hoxha./