Krerët e partisë Alternativa takuan sot qytetarë dhe aktivistë nga qyteti i Kumanovës, në një takim të organizuar nga Dega e Alternativës në Kumanovë.
Në takim u fol për aktualitetin politik, zgjedhjet e ardhshme parlamentare dhe presidenciale dhe ndryshimin e pashmangshëm e të shumëpritur që po vjen më 8 maj.
Në fjalën e tij, kryetari i Alternativës, Afrim Gashi, tha se në këto zgjedhje dilema që kërkon përgjigjen e qytetarëve është më e thjeshtë se kurrë: Votë për ndryshim ose votë për status-kuo e për pasurimin e mëtejshëm të familjes Ahmeti.
“Dilema asnjëherë nuk ka qenë më e qartë. Ata që duan status quo e votojnë BDi-në, ndërsa ata që duan ndryshimin votojnë kampin opozitar. Secilin qytetar shqiptar në këtë vend e tangon politika. Andaj secili, jo vetëm ne të Aternativës, por secili shqiptar që e do ndryshimin, duhet me 24 prill e pastaj më 8 maj, ta rrethojë numrin e ndryshimit, të koalicionit tonë opozitar, që përfundimisht ta sjellim ndryshimin. Vota për BDI-në është votë për pasurimin e familjes së Ali Ahmetit”, deklaroi Afrim Gashi, kryetar i Alternativës.
Sekretari i Përgjithshëm i partisë, Zeqirija Ibrahimi, theksoi se të gjitha rrethanat politike tashmë tregojnë qartë se koalicioni opozitar është fitues i zgjedhjeve parlamentare. Dilema e vetme tashmë është se sa e thellë do të jetë fitorja.
“Me 8 maj nuk është çështja a fitojmë ose nuk fitojmë, por se sa fitojmë. Andaj ju bëj thirrje që fitorja jonë të jetë e fuqishme”, tha Ibrahimi.
Qytetarëve dhe aktivistëve të pranishëm iu drejtuan edhe deputetja e zonës dhe nënkryetare e Alternativës, Safije Sadiki Shahini, Kryetari i Degës së Alternativës në Kumanovë, Orhan Kurtishi, kryetarja e Forumit të Gruas të Alternativës në Kumanovë, Lutfije Veseli dhe funksionarëve të tjerë partiakë, lokalë e qendrorë.
Falënderojmë qytetarët për pjesëmarrjen masive dhe atmosferën festive të fitores, e cila tashmë po shpërndahet në çdo shtëpi shqiptari. https://www.facebook.com/share/p/ySVxn4CjQmAsqqaD/?mibextid=oFDknk