Begaj uron Kosovën: Shqipëria do të jetë gjithmonë krah jush përballë çdo kërcënimi

Presidenti i Shqipërisë, Bajram Begaj, e ka uruar Kosovën për 16 vjetorin e Pavarësisë së saj përmes një telegrami, dërguar presidentes së vendit, Vjosa Osmani.

Marketing

Begaj tha se Kosova sot është jo vetëm realitet i pakundërshtueshëm por edhe një shembull se si shqiptarët janë kontribuues aktivë për paqen dhe sigurinë në rajon e më gjerë.

“E vlerësoj intensifikimin dhe zgjerimin e marrëdhënieve tona, sidomos në kuadër të bashkëpunimit të natyrshëm strategjik, si dy republika të një kombi, fatet e të cilit janë të lidhura pashmangshmërit me qytetërimin euroatlantik”, tha Begaj në letrën e tij, transmeton Klankosova.tv.

Më tej, presidenti shqiptar tha se Shqipëria do të jetë gjithmonë krah Kosovës, në çdo hap të saj, për përballimin e çdo kërcënimi a sfide si dhe për anëtarësimet e reja në organizata ndërkombëtare dhe rajonale.