Arsovska takon ambasadorin e Francës

Sot patëm një takim me ambasadorin e Republikës së Francës në Maqedoni, Siril Baumgartner, ku biseduam për bashkëpunimin e deritanishëm, si dhe për mundësitë për intensifikimin e tij me Ambasadën, por edhe me qytetet e binjakëzuara Rube dhe Dizhon. Në qytetin e Shkupit gjatë muajit mars do të pasojnë një numër i madh i ngjarjeve në kuadër të “Muajit të Frankofonisë”, gjatë të cilave do të zhvillohen aktivitete në disa sfera.

Marketing

Qyteti i Shkupit dhe Ambasada e Republikës së Francës kanë bashkëpunim të shkëlqyeshëm në disa fusha, ndërsa në vitin e kaluar kryetarja Arsovska dhe ambasadori Baumgartner promovuan iniciativën për krijimin e partneriteteve për bashkëpunim dhe shkëmbim të kuadrit të mësimdhënësve, studentëve dhe përmirësimin e praktikave pedagogjike ndërmjet shkollave të​e mesme maqedonase dhe franceze.
Në këtë projekt janë përfshirë shkollat ​​e mesme “Orce Nikolov”, “Vasil Antevski Dren” dhe “Llazar Tanev”, ndërsa qëllimi i iniciativës është realizimi i bashkëpunimit dhe mobilitetit ndërmjet institucioneve arsimore franceze dhe maqedonase.