Trump: Princi Harry mund të dëbohet nga Amerika

Princi Harry i Britanisë së Madhe mund të depërtohet nga SHBA. Këtë fakt e ka përmendur ish-Presidenti Amerikan, Donald Trump.

Sipas Trump, Princi Harry duhet të hetohet nëse ka mashtruar gjatë marrjes së vizës amerikane pasi ka qenë përdorues i lëndëve narkotike. Trump thekson se Princ Harry, i cili jeton në Amerikë nuk duhet të marrë trajtim të veçantë. 

 

“Ne duhet të shohim nëse ata dinë diçka për drogën dhe nëse ai gënjeu, ata duhet të ndërmarrin veprimet e duhura”, tha Trump. 

Marketing

Statusi i vizës së Princit Harry ka qenë në qendër të një mosmarrëveshjeje ligjore, kur Fondacioni Konservator ‘Heritage’, paditi vitin e kaluar Departamentin e Sigurisë Kombëtare për akses në të dhënat e tij të imigracionit.