Eurovision publikon data, ja kur do të performojë Shqipëria

Finalja e Madhe e Eurovision Song Contest 2024 do të zhvillohet të shtunën më 11 maj dhe me gjysmëfinale të martën më 7 dhe të enjten më 9 maj. 

Marketing

Këtë vit Eurovision do te zhvillohet në Malmö Arena, në Suedi. 

Shqipëria e përfaqësuar nga këngëtarja Besa Kokëdhima me këngën “Titan” do të ngjitet në skenë më 9 maj. 

Përveç Shqipërisë, në të njëjtën natë do të paraqiten edhe 15 shtete të  tjera si, Malta, Greqia, Zvicra, Çekia, Franca, Austria, Danimarka, Armenia, Letonia, Spanja, San Marino, Gjeorgjia, Belgjika, Estonia, Italia, Izraeli, Norvegjia dhe Holanda. 

Ky është edicioni  i 68-ti i Eurovison Song Contest,  pas fitores së Loreen me këngën ‘Tattoo’ vitin e kaluar.