Asambleja Parlamentare publikon agjendën, debati për anëtarësimin e Kosovës në KiE më 18 prill

Asambleja Parlamentare e Këshillit të Evropës, e ka publikuar agjendën zyrtare për sesionin pranveror.

Marketing

Në agjendë është e konfirmuar edhe diskutimi për anëtarësimin e Kosovës në Këshillin e Evropës.

Sipas kësaj agjende kjo do të bëhet më 18 prill, njofton Klankosova.tv

Diskutimi nis nga ora 10:00 dhe zgjat për dy orë e gjysmë.

Në këtë diskutim do të ketë prezantim të raportit nga Raportuesja për Kosovën, Dora Baokyannis, Azdeh Rojhan nga Suedia dhe Beatrice Fresko Rolfo nga Monaco.

Pas debatit, pritet të ketë edhe votim dhe nëse Kosova kalon me sukses këtë fazë, votimi që pritet të ndodh në maj në Këshillin e Ministrave të KiE do të jetë ai që do të përcaktojë nëse Kosova do të arrijë të anëtarësohet në Këshill të Evropës.

Agjendën e plotë mund ta gjeni KËTU