​Dy yjet e Cityt mungojnë në stërvitje para derbit me Arsenalin

Siç bëhet e ditur nga gazetari Chris Wheatley, dy yje të Manchester Cityt munguan në stërvitjen e sotme para derbit në vikend kundër Arsenalit.

Marketing

Bëhet fjalë për mbrojtësit anglezë, John Stones dhe Kyle Walker, të cilët munguan në stërvitjen e sotme të Cityt, raporton KosovaPress.

Stones dhe Walker pësuan lëndime gjatë detyrës me Kombëtaren e Anglisë.

Arsenali dhe Manchester City do të përballen këtë të diele në stadiumin “Etihad” me fillim nga ora 17:30.

Marketing