Presidenti Pendarovski shtron darkën e iftarit me rastin e muajit të Ramazanit

Presidenti Stevo Pendarovski ishte nikoqir në darkën e iftarit, të cilën e organizoi me rastin e muajit të Ramazanit dhe në prag të festës së madhe myslimane të Bajramit.

Marketing

Në darkë morën pjesë përfaqësues nga pushteti shtetëror, komuniteti i biznesit, përfaqësues të komuniteteve fetare, përfaqësues të komunitetit akademik, partive politike, mediave dhe organizatave të shoqërisë civile, si dhe përfaqësues të trupit diplomatik.

Në përputhje me zakonet fetare islame, kreu i Bashkësisë Fetare Islame, Reis-ul-ulema Shakir Effendi Fetai, e mbajti lutjen e iftarit.

Muaji më i shenjtë në Islam, Ramazani, është një kohë e rimëkëmbjes shpirtërore, për rinovimin e marrëdhënieve me të afërmit dhe miqtë, por edhe për mëshirën dhe solidaritetin ndaj të dobëtit. Ashtu si agjërimi i Ramazanit është një sprovë personale e vetë-ekzaminimit të brendshëm, ashtu edhe darka e Iftarit është një akt i përbashkët i drejtësisë sociale, sepse përfshin bërjen e një vendi në tryezë për ata që janë të varfër. Kjo është veçanërisht e rëndësishme në kohë krizash globale që godasin më së shumti më të cenuarit dhe më të varfërit.

Por, përveç thellimit të besimit në jetën e besimtarit, darka e iftarit është edhe një mundësi për thellimin e bashkëjetesës në shoqërinë tonë.

Është e vërtetë që ne kemi besime të ndryshme, shkojmë në tempuj të ndryshëm, lexojmë libra të ndryshëm të shenjtë. Por ajo që na lidh është bashkëjetesa ndëretnike dhe ndërfetare si vlera jonë më e madhe që duhet ta mbrojmë dhe për këtë nuk do të bëjmë kompromis. Bashkëjetesa nuk duhet të jetë viktimë e interesave politike ditore, sidomos në vitet e zgjedhjeve. Çdo fitore elektorale në kurriz të bashkëjetesës do të ishte e barabartë me humbje për atdheun tonë të përbashkët Maqedoninë.

Prandaj jemi sonte këtu për të thënë se nuk do të lejojmë provokime dhe tensione për atë temë. Ne jemi këtu për të dhënë një shembull për të gjithë qytetarët tanë, se ne mund të jetojmë së bashku pavarësisht nga dallimet tona në besimet fetare, siç ka qenë që nga kohrat e lashta, ka deklaruar mes tjerash Presidenti Pendarovski.