BDI realizoi takim me punonjësit në arsim dhe studentët

Kandidati shqiptar për president, Bujar Osmani, bashkë me Ministrin e Arsimit Jeton Shaqiri dhe anëtaren e Kryesisë qendore, Teuta Arifi, sot në bashkëbisedim punonjësit në arsim dhe studentët shpalosën vizionin e BDI-së dhe koalicionit Fronti Europian. Në takim u theksua se në platformën politike të Frontit Europian vëmendje e veçantë do t’i kushtohet standardit studentor, si dhe krijimit të kushteve më të mira për të gjithë punonjësit në arsim.

Marketing

Kandidati për president Bujar Osmani nisur nga aspekti politik i çështjeve, potencoi rëndësinë e këtyre zgjedhjeve. “Unë mendoj që këto zgjedhje janë jashtëzakonisht të rëndësishme. E di që ne politikanët secilët zgjedhje i quajmë historike, por unë vërtet mendoj që këto zgjedhje janë shumë të rëndësishme, për shkak se kujtoj që jemi në një udhëkryq të rëndësishëm historik, ku parashikueshmëria strategjike do të jetë përcaktuese se si do të jetë e ardhmja jonë e përbashkët. Një karakteristikë e veçantë e këtyre zgjedhjeve, dhe do të flas nga perspektiva partiake, për herë të parë po ridefinohet skena politike. Deri më tani, kemi pasur dy blloqe të mëdha politke, multietnike, që kanë pretenduar të udhëheqin shtetin, dhe keni pasur partitë politike shqiptare duke garuar, duke qenë partneri i vogël i blloqeve të mëdha”, tha ministri Osmani.

Ministri i Arsimit, Jeton Shaqiri veçoi se BDI është e përkushtuar në digjitalizimin e plotë të gjithë shërbimeve në arsimin e fillor, të mesëm dhe të lartë – Digjitalizimi i librave amë të regjistrimit dhe diplomimit të studentëve, me çka drejtpërdrejtë do të luftohet korrupsioni, posaçërisht në arsimin sipëror.

“BDI në mandatin në vijim do të integrojë arsimin parashkollor, si pjesë e sistemit arsimor nën kompetenca të Ministrisë së arsimit dhe shkencës dhe si prioritet do të ketë hapjen e çerdheve për fëmijët parashkollorë në zonat ku nuk ka të tilla – siç e dimë, gati gjysma e fëmijëve parashkollorë për momentin nuk vijojnë edukimin dhe përkujdesjen në ndonjë çerdhe në vendin tonë. Arritja e këtij qëllimi nëpërmjet optimizimit të rrjetës së shkollave fillore, krijimi i shkollave qendrore të zonave për arsimin fillor dhe disa shkolla të themelohen si institucione për arsim parashkollor”, deklaroi ministri Shaqiri.

Marketing