Guardiola porosit liderin Liverpool: Kemi edhe 9 ndeshje

Menaxheri i Manchester Cityt pas barazimit në derbin e xhiros së 30-të të Premier ligës ka pasur vetëm fjalë lavdëruese për lojtarët e tij, por edhe për lojtarët e Arsenalit. Ndeshja e luajtur në Etihad përfundoi pa gola.

Marketing

Arsenali vuajti për një kohë të gjatë iniciativën e “Citizens”, por i pengoi kampionët të krijonin numrin e zakonshëm të mundësive dhe mysafirët kërcënuan dhe për pak sa nuk e tundën rrjetën në disa raste. Mbrojtësi Nathan Ake u largua nga loja me një dëmtim pas 25 minutash dhe Guardiola tha se rikuperimi i holandezit do të marrë kohë.

“Ne nuk arritëm të krijonim raste më të mundshme, por as Arsenali. Ata u mbrojtën shumë kompakt dhe për shkak të kontrollit të shkëlqyer të topit, ne e kishim të vështirë të shtypnim dhe të fitonim topin. Ndeshja ishte e pasigurt dhe na mungonte produktiviteti para portës së kundërshtarit, ashtu si në pjesën vjeshtore të sezonit në Emirates”, tha Pep.

Ai shtoi se Arsenali kombinoi bunkerin me presionin e lartë dhe e bëri gjithçka shumë mirë.

“Ake luajti 90 minuta në të dyja ndeshjet e Holandës, lëndimet janë pjesë e sportit. Ne nuk mund të ndikojmë në këtë. John Stones do të jetë gati së shpejti dhe rikuperimi i Kyle Walker, ashtu si ai i Ake, do të zgjasë më shumë. Rico Luis luajti jashtëzakonisht kur hyri në fushë dhe ne do të duhet të luftojmë pa lëndime. Liverpool është i pari tani, por ne kemi ende nëntë ndeshje përpara nesh”, tha Pep.

Liverpooli është i pari në tabelë me 67 pikë, ndërsa “Topçinjtë” dy më pak. Manchester City është i treti me 64 pikë.