Gropa e madhe ‘gëlltit’ makinat në Romë

Një gropë e madhe u hap në një rrugë në juglindje të Romës, duke gëlltitur dy makina të parkuara.

Marketing

Një vrimë me diametër 10 metra dhe një thellësi rreth 10 metra është hapur në orët e para të së enjtes, raportojnë mediat italiane, duke cituar policinë lokale.

Nuk pati raportime për viktima dhe shërbimet e urgjencës thanë se nuk kishte njerëz në rrugë gjatë incidentit.

Në qytetet më të mëdha italiane, krateret shpesh hapen. Në fund të shkurtit, një gropë e madhe në Napoli, në Italinë jugore, gëlltiti disa makina në një lagje të ngarkuar.

Edhe në Romë, incidente të tilla nuk janë të rralla dhe një nga arsyet për këtë është mosha e kryeqytetit italian, ku gërmimet dhe punimet ndërtimore kryhen prej qindra vitesh.

Marketing