MPB njofton: 181 gjoba në Shkup, 117 për tejkalim të shpejtësisë

Sektori për Punë të Brendshme Shkup edhe gjatë ditës së djeshme (31.03.2024) ka vazhduar me kontrolle të shtuara në trafik me çrrastë vetëm në territorin e qytetit të Shkupit janë shqiptuar gjithsej 181 gjoba, nga të cilat: 117 për tejkalim të shpejtësisë, 13 për drejtim mjeti pa patentë shoferi, pesë për kalim në semafor të kuq, 10 për drejtim të automjetit nën efektin e alkoolit.

Marketing

“Kontrollet në komunikacion do të vazhdojnë edhe në ditët në vijim. Apelojmë tek qytetarët që të respektojnë rregullat e komunikacionit në mënyrë që të rrisim sigurinë në komunikacion dhe së bashku të kontribuojmë për rrugë më të sigurta”, thuhet ën njoftimin e MPB-së.