OSMANI: Duhet të ndërtojmë një “mur” të madh kundrejt Rusisë

Është koha që t’i themi jo Rusisë. Ka qenë decid në prezantimin e Dekalogut të tij, të a.q. Dekalogu i Presidentit Europian, Bujar Osmani, kandidati për president nga Fronti Europian.

Marketing

“Dhe prandaj kujtoj, që kjo është koha kur duhet t’i themi jo Rusisë. Duhet të ndërtojmë një murë të madh kundrejt Rusisë, dhe Presidenti i Shtetit është ai që duhet të jetë busulla e orientimit gjeostrategjik, pavarësisht lëvizjeve që mund të jenë në pushtetet tjera, Presidenti duhet të jetë zëri i arsyes për sa i takon orientimit”, ka deklaruar Osmani.

Osmani është i bindur se Ukraina është vetëm stacioni i parë i ambicieve imperialiste ruse, se po që se Rusia do të fiton në Ukrainë, do të jetë vetëm fillimi i ambicieve të saja në Europë, dhe stacioni i dytë mund të jetë Transnistria në Moldavi dhe pastaj Ballkani Perëndimor.