Zelensky u kërkon liderëve botërorë të ndihmojnë në rivendosjen e drejtësisë në Ukrainë

Presidenti ukrainas, Volodymyr Zelensky i ka kërkuar një delegacioni Ministrave të Jashtëm dhe të drejtësisë që të bëjnë gjithçka që është e mundur për të siguruar që drejtësia të rivendoset në Ukrainë.

Marketing

Zyrtarë nga një mori vendesh po mblidhen sot në Holandë për një konferencë mbi mënyrën se si të vihet drejtësi për viktimat e pushtimit rus.

“Drejtësia është pikërisht linja nga e cila mund të fillojë lëvizja drejt paqes së sigurt. Armët japin mbrojtje fizike, por është drejtësia ajo që i kthen jetës ndjenjën e sigurisë që mbrohej me forcën e armëve”, është shprehur Zelensky.