24/11/2024
Ballina Aktuale Freedom House: Maqedonia e Veriut ka dështuar në luftën kundër korrupsionit

Freedom House: Maqedonia e Veriut ka dështuar në luftën kundër korrupsionit

“As Gruevski e as bashkëpunëtorët e tij më të afërt nuk u nxorën para drejtësisë për keqpërdorimet e funksionit para vitit 2017. Edhe më keq, janë ndryshimet e Kodit Penal në vitin 2023 të cilat i zvogëluan dënimet për rastet historike derisa opinioni ngarkohej me skandale korruptive fatale në shëndetësi”, thuhet në raportin e Freedom House.

Kritika të ashpra ka edhe për gjyqësorin, ku Freedom House thekson se emërimet e fëmijëve dhe familjarëve të politikanëve në pozita të gjyqtarëve dhe prokurorëve e kanë përforcuar perceptimin e opinionit për nepotizëm në gjyqësor. Nga ana tjetër, për rezultatet e këqija, ka ndikuar edhe vetë Këshilli Gjyqësor, i cili ka qenë në cak të kritikave për shkak të një sërë skandaleve.

“Besimi për kornizën gjyqësore dhe pavarësinë është ulur nga 3,25 në 3 për shkak të punës të punës së dobët të Këshillit Gjyqësor dhe për shkak të akuzave për nepotizëm gjatë emërimeve të gjykatësve dhe prokurorëve”, thuhet në raportin e Freedom House.

Freedom House e thekson edhe çështjen e ndryshimeve kushtetuese, të cilat sipas kësaj organizate këtë vit janë shënuar me debat të polarizuar parlamentar për amendamentet kushtetuese për kandidaturën e vendit për hyrje në BE. Në raport, Maqedonia e Veriut është në një kategori me Shqipërinë, Malin e Zi, Bosnjë- Hercegovinën dhe Armeninë, në të cilat ndryshimet e rregullta të elitave të pushtetit pengojnë ndryshime të rëndësishme strukturore. Sipas raportit, rajoni i Ballkanit Perëndimor është përgjegjës për shumë ngjarje shqetësuese dhe se siguria rajonale është justifikim për shumë liderë politik që t’i varrosin institucionet demokratike dhe t’i shpërfillin normat demokratike. /Alsat.mk