Alma Bektashi: Nuk jam as e para dhe as e fundit që jam divorcuar , jeta vazhdon…

Këngëtarja e mirënjohur Alma Bektashi ishte e ftuar këtë të diel në “E Diell”, në rubrikën “Muzikë kur dëgjoj”, ku si rrallë herë ka folur për jetën e saj private.

Marketing

Ajo ka komentuar divorcin nga bashkëshorti, duke thënë se nuk e kupton pse ky lajm bëri aq bujë, pasi sipas saj njerëzit ndahen e bashkohen dhe se është një proces normal.

Alma tha se tashmë është shumë e lumtur dhe se jeta e saj është në një etapë të re.

“Njerëzit çdo ditë divorcohen, bashkohen, lidhen me dikë tjetër, është një proces që ndodh, nuk jam as e para dhe as e fundit, jeta vazhdon. Si ndihem tani si beqare? Shumë e lumtur! Për momentin jam pas fëmijëve, ta nxjerr dhe djalin se është 17 vjeç dhe pastaj…. Zakonisht në mëngjes jam ajo mami që zgjoj kalamajtë, vajza shkon në punë, djali në shkollë, pastaj shkoj në fakultet dhe jap mësim, pastaj punët e tjera në shtëpi, si të gjitha gratë”, tha ajo.