Ahmeti: Ky bashkim i forcave progresive garanton qëndrueshmëri, stabilitet, barazi dhe integrim

Fronti Europian ka vazhduar takimet me qytetarë në komunën e Kumanovës. Banorëve të pranishëm në numër masovik iu janë kryetari i BDI Ali Ahmeti, bartësi i listës për zonën e dytë Sadulla Duraku, kandidatët për deputet Elmi Aziri, Ilir Hasani dhe Skender Rexhepi – Zejdi, kandidati për president Bujar Osmani si dhe kordinatori i zonës Arbër Ademi.

Marketing

Ali Ahmeti në fjalimin e tij se Fronti Europian garanton ardhmëri të sigurt, stabilitet, qëndrueshmëri dhe se këto mund të arrihen me kuadro të dëshmuar në të gjitha drejtimet, duke vendosur theksin në kandidatin e Frontit Europian për President, Bujar Osmanin.

“Fronti është ndërtuar për t’u përballur me rreziqet që mund të na kanosen dhe më mirë është të përgatitesh kur ke informacion se çka ndodhë rreth e rotull rajonit tonë, një rajon akoma i pa stabilizuar, por edhe një Europë në luftë, Ukraina nuk është larg, as Lindja e afërt nuk është larg. Prandaj këtij vendi i duhet stabilitet, i duhet qëndrueshmëri, i duhen politika të mençura që garantojnë ardhmëri e siguri, kush mund ti bëjë këto? Sigurisht që këta të gjitha mund të arrihen përmes kuadrove të përgatitura në të gjitha drejtimet siç është kandidati ynë i Frontit Europian Bujar Osmani. Në një bashkëbisedim me një të moshuar të palës maqedonase, se me interesonte opinioni i tyre pyeta se si të duken kandidatët tonë ato për deputet dhe president dhe si komentohen tek ju, mu përgjigjë kështu: Na vjen inati pse s‘është i yni, por është i juaji. Ky front nuk është ndërtuar për një përdorim të përkohshëm por është ndërtuar për veprime të gjata. Po ti thoshe dikujt se ne këtu ku jemi do të mbajmë tubim dhe do bëjmë kandidaturë për president, e po ti thoshim dikujt se në kazermat e Mlladiçit ne do mbajmë tubim për president, do të thoshte ju jeni të marrë, por ja që jo vetëm tubim, por sa e sa vite këtu vepron dhe punon Universiteti i Tetovës, i cili u hap me gjak”, tha Ahmeti.

Bartësi i listës në njësin e dytë zgjedhore Sadulla Duraku tha se Fronti Europian do të fitoj bindshëm me 24 prill dhe 08 maj.

Është tentuar që një pjesë të njerëzve ta shkëputin nga ky rrugëtim i ynë, që ta dobësojnë rrugëtimin e Ali Ahmetit dhe bashkëmendimtarëve të tij. Por, përkundrazi është forcuar ky rrugëtim. Atyre që kanë tentuar ta dobësojnë rrugëtimin e Frontit Europian, ju them se e kanë shumë gabim, theksoi Duraku.

Zijadin Sela potencoi se për pak ditë Fronti Europian do të dëshmojë fuqinë dhe potencën e tij.

Sot jemi duke numëruar ditët tanimë e jo javët nga fushata presidenciale dhe shumë shpejt do të vijë dita kur në të cilën Fronti Europian do të tregojë fuqinë dhe potencën e vet me votë ditën e zgjedhjeve duke përkrahur kandidaturën e Frontit Europian dhe kjo është kandidatura e Bujar Osmanit duke rrethuar numrin 4. Ne po jetojmë në situata të ndjeshme që e kaplojnë rajonin, nuk ka ditë në të cilën nuk ndëgjohet ndonjë konflikt i ri, në aspektin gjeopolitik ju e shihni se ka një njollë të zezë Ballkani Perëndimor, dhe kjo njollë e zezë natyrishtë që është Serbia që nëpërmjet Putinit mundohet që të futet në një destabilitet dhe shfrytëzohen zgjedhjet këtu në Maqedoninë e Veriut, dhe aktorë politik që qartazi janë përcaktuar pro rugës së Rusisë dhe Putinit, të cilët mundohet të krijojnë supermadhësi, numër absolutë deputetësh, në mënyrë që të ndalin dhe të suprimojnë dhe të krijojnë destabilitet këtu në Maqedoninë e Veriut. Por kuptohet se Fronti Europian është ai i cili do ta ndalojë, është barriera kryesore e cila në shumë segmentë do ti thotë stop këtyre rymave të cilat duan të sjellin regresin dhe mungesën e lirisë. Fronti Europian garanton që njëherë e përgjithmon që Maqedonia e Veriut të vazhdojë dhe të bëhet pjesë e e gjeopolitikës perëndimore, shtoi Sela.

Bujar Osmani në fjalimin e tij para kumanovarëve ka ftuar të gjithë qytetarët të votojnë më 24 prill duke e bërë historike ditën e zgjedhjeve duke thyer të gjitha barrierat në kokat tona. Ai ka shprehur edhe rëndësinë e votës në zgjedhjet e sivjetme presidenciale.

Kanë mbetur edhe pak ditë para vendimit të madh, para vendimit që do të përcaktojë të ardhmen e fëmijëve tanë. Për disa ditë ju do të vendosni se a jemi për integrimin apo jemi për izolimin. Për disa ditë ju do të vendosni a jemi për bashkëjetesë, a jemi për supremaci monoetnike përjashtuese. Ky është vendimi që ju me dorën tuaj duhet ta merrni. Vota juaj nuk është vetëm zgjedhje e njëhershme, është një investim për të ardhmen, është një investim që do të ndërtojë një mur karshi këtij nacionalizmi hakmarrës që për disa ditë dëshiron të instalohet në vendin tonë. Ju ftoj që 24 prillin ta bëjmë ditë historike. Zgjedhja e presidentit të parë do të bëhet inspirim më i madh për secilin fëmijë tuaj i cilit do komunitet qoftë, se nuk ka kufij më për ëndrrat tona, se nëse munda unë të bëhem President i Republikës, mundet secili të ëndërrojë gjithçka dhe të realizojë atë, vlerësoi Osmani.

Skender Rexhepi – Zejdi në fjalimin e tij ka komentuar rolin jetik të Frontit Europian për ardhmëri dhe perspektivë më të mirë.

Fronti Europian është sihariqi më i mirë që ka mundur të ndodhë në skenën politike këtu në vend për faktin që do e sjellë mirësinë duke qenë një sihariq i mirëqenies, jetës më të mirë, begatisë, ardhmërisë dhe perspektivës më të mirë. Nismëtar i Frontit Europian ishte kryetari i BDI-së, Ali Ahmeti i cili i tejkaloi BDI-në, e tejkaloi interesin partiak dhe ishte i pari që e shtriu dorën e një bashkëpunimi vëllazëror. Me një ekip të tillë çfarë jemi ne në këtë front, padyshim që do të bëhemi dëshmitar të një ndryshimi shumë të mirë, gjithandej, jo vetëm për shqiptarët, por edhe për gjitha kombësitë tjera. Për herë të parë ndodh që një grupi politik përveç shqiptarëve, të ketë edhe përkatësi tjera etnike, me çka e ngritëm nivelin e politik nga rrafshi kombëtar – në atë mbarëkombëtar në nivel të gjithë Maqedonisë së Veriut, potencoi Zejdi.

Arbër Ademi ka krahasuar Dr. Bujar Osmanin me personalitetin e presidentit amerikan Woodrow Wilson që ka njohur të drejtën e vetvendosjes së popujve duke mundësuar barazinë e tyre.

S’ka se si të mos më shkojë në mendje një thënie e ish – Presidentit amerikan, Woodrow Wilson miqësia është e vetmja cimento që mund ta mbajë botën bashkë. Pikërisht kjo miqësi këtu e krijuar mbi premisat e interesave mbipartiake, është cimentoja e cila do ta mbajë fort misionin për ta bërë Maqedoninë europiane. Miqësia e krijuar mes partive politike të Frontit Europian është cimetoja që do ta mbajë fort premtimin për Presidentin e parë shqiptar, një kuadër i cili gëzon mbështetjen e të gjitha komuniteteve që jetojnë në Republikën e Maqedonisë së Veriut, siç është Dr. Bujar Osmani. Miqësia mes forcave progresive të Frontit Europian është cimentoja që siguron fat, mirëqenie sociale dhe politike, nënvizoi Ademi.