Izet Mexhiti nga Berlini: Mundohen të na ndajnë me Vetëvendosjen, por si do t’i ndajnë familjet që gjysma jetojnë në Çair e gjysma në Han të Elezit

Në takim me diasporën shqiptare në Berlin, Izet Mexhiti tha se po mundohen t’i ndajnë me Vetëvendosjen por si do të ndahen familjet ku gjysma jeton në Shkup e gjysma tjetër në Han të Elezit e Kaçanik, transmeton TV21.

Marketing

Ai tutje tha se sa i përket diasporës, është ajo që u organizua dhe solli ndryshimin në trojet shqiptare dhe shtoi se secila parti politike për ta parë vetveten duhet ta marrë vlerësimin te mërgata shqiptare.

“Secili politikan, secila parti politike për ta parë vetveten duhet të vijë dhe ta marrë vlerësimin te mërgata shqiptare, se a e ka mirë ose keq”, tha Mexhiti.