Zyrtare: Ernest Gjoka, trajner i ri i FC Shkupit

Ernest Gjoka zyrtarisht është trajneri më i ri i FC Shkupit. Lajmin e ka konfirmuar vet klubi bardhekaltër me anë të një komunikate zyrtare ku bën me dije se Gjoka ka firmosur kontratë deri në verën e vitit 2025.

Marketing

Ja komunikata e plotë e FC Shkupit:

Ernest Gjoka merr detyrën e kryeshefit

Skuadra jonë pas rezultateve të dobëta të Mlladen Zhizhoviçi, detyrën e trajnerit i ka besuar trajnerit të njohur Ernest Gjoka nga Shqipëria.

Gjoka, i cili ka përvojë të madhe si trajner, në futbollin shqiptar ka drejtuar ekipet si Kukësi, Flamurtari, Vllaznia, Kamza, Apolonia, dhe Tomori. Ai gjithashtu ka një përvojë të suksesshme edhe në vendin tonë, pasi nën drejtimin e tij ekipi i Shkëndijës arriti titullin kampion në sezonin 2020/2021.

“Jam i kënaqur që kam ardhur në një skuadër siç është Shkupi, një skuadër që është ndërtuar për të dalë kampion, një skuadër elitare e futbollit të Maqedonisë. Sigurisht se jam i lumtur që jam bashkuar me ta, kështu që mendoj dhe shpresoj që së bashku të gjithë, që këto pesë finale ti kthejmë në favorin tonë, pse jo të kërkojmë titullin kampion për atë që edhe është ndërtuar kjo skuadër”, ka thënë strategu shqiptar, tani timonier i FC Shkupi, Gjoka.

Kontrata e Gjokës me FC Shkupi përfshin pesë ndeshjet e fundit të këtij sezoni, si dhe gjithë sezonin e ardhshëm, me mundësi për vazhdim të kontratës për një vit tjetër. Pas prezantimit zyrtar, trajneri Gjoka u takua me stafin e tij dhe futbollistët, duke filluar menjëherë seancat e para stërvitore për të filluar përgatitjet për sfidat e ardhshme.