NATO paralajmëron Kinën: Mos ta mbajë mirë edhe me Rusinë, edhe me ne

Kina duhet të ndalojë së mbështeturi luftën e Rusisë në Ukrainë nëse dëshiron të gëzojë marrëdhënie të mira me Perëndimin, KA thënë Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s, Jens Stoltenberg, duke paralajmëruar Pekinin me fjalë jashtëzakonisht të ashpra se nuk mund t’i ketë marrëdhëniet e mira me të dyja palët.

Marketing

Gjatë një vizite në Berlin, shefi i aleancës ushtarake perëndimore tha se ndihma e Pekinit ishte jetike për përpjekjet luftarake të Moskës.

Stoltenberg paralajmëroi aleatët perëndimorë që të mos vareshin nga Kina aq sa kishin qenë nga Rusia. Por ai tha se nuk ishte tepër vonë që Ukraina të mbizotëronte luftën pasi më shumë mbështetje nga Perëndimi ishte në rrugë e sipër, duke përfshirë më shumë se 60 miliardë dollarë ndihmë të re ushtarake nga SHBA dhe premtoi mbështetje nga Britania e Madhe në fillim të kësaj jave.